seen from Morocco
seen from Netherlands

seen from United States
seen from United States
seen from United States
seen from China
seen from Netherlands

seen from United States
seen from Malaysia
seen from Argentina

seen from United States
seen from United States
seen from Spain
seen from United States
seen from Iraq
seen from Germany
seen from United States

seen from United States
seen from Indonesia
seen from Germany
Organizatat në Shqipëri
Shume kohe me par, ne një programe televiziv po debatohej për të drejtat e grave ne Shqipëri, dhe dhunën ne familje. Sipas tyre shume femra e pranojnë, dhe e justifikojnë, dhunën qe ju ushtrohet nga burri ose meshkujt e tjerë ne familje. Sigurisht që të pranishmit në atë program e shikonin këtë si problemin kryesor qe i bën shoqatat e femrave të pa afta qe t'ju vinë në ndihmë grave që vuajnë nga dhune ne familje. Si pasoj dy nga të ftuarat ne atë emision (qe ishin drejtoresha ne shoqatat për të drejtat e grave) filluan t'ju bënin thirrje të gjitha grave (sidomos ne Tiran, pasi keto dy femra punonin ne tiran) qe të denonconin dhunën që ju ushtrohet ndaj tyre, dhe keto dy drejtoresha premtuan qe shoqatat e tyre do i marrin, do i strehonin dhe do i ndihmonin ne procedurat ligjore ku fajtori të ndëshkohet. Pra sipas këtyre dy drejtoreshave, puna e tyre ishte qe të ndihmojnë femrat ndaj të cilave ju është ushtruar dhune. Por problemi i tyre ishte qe mentaliteti që kanë femrat e dhunuara në Shqipëri, është qe kanë frikë të denoncojnë fenomenin; dhe si rezultat, shoqatat për të drejtat e grave s'ka se si t'ju vij ne ndihmë. Natyrisht qe kjo me tingëllojë logjike. Nëse dëshironi ndihmë, thjeshtë denonconi fenomenin. Me erdhi mire që paska shoqata të tilla ne dispozicion që mund t'ju vij ne ndihmë. Kjo pak a shume me bindi qe këta 'intelektual' që dalin në televizor, me të vërtet e bëkan punën e tyre. Por problemi ishte të populli qe nuk dëshiron ta denoncoj fenomenin. Kjo do ishte morali i këtij shkrimi, qe ju qe vuani nga dhuna ne familje, të bëni një denoncim sepse ka njerëz qe do jo vinë në ndihmë. Ama këtu nuk mbaron historia. Tre jave pas këtij emisioni televiziv, një grua me 3 fëmijë kishte bërë një denoncim ne polici ndaj burrit qe ushtronte dhune ndaj saj dhe fëmijëve. Sipas lajmit, policia se kishte përfillur deklaratën e saj dhe e kishin përqeshur policet; nuk e di se çfarë mendoni ju, por un nuk u befasova. Pas këtij incidenti, doli ne lajme qe kjo femër ka nevojë për shoqatat e më sipërme, që ta ndihmonin. Mbas një jave, përsëri ne lajme u tha qe akoma as një shoqatë nuk kishte dal të ofroj mbështetjen e tyre. Pastaj disa dite më jonë, pikërisht një nga keto femrat qe përmenda me lart (për fat të keq s'më kujtohet emri) doli para kamerave dhe pak a shume tha qe nuk kishin dëgjuar për këtë fenomen. Dhe normalisht qe reporteret e lajmeve shqiptare nuk kishin takat qe ta pyesnin se ku muti ishin qe se kanë marr vesh. - kaq e pat lajmi. Pra kështu ecin punët ne Shqipëri. Dhe për fat të keq (mendoj) qe keto janë probleme qe nuk janë pjesë e kërkesave evropiane, pra ne mund të futemi ne BE dhe përsëri të kemi njerëz të pa aftë që udhëheqin organizata të rëndësishme.
C'fare n'dodhi me 21 janar 2011?
Shume veta thojn qe ishte nje protest politike ku nje parti donte te fitonte pushtetin. Normalisht qe nuk mund te mohohet nje ide e tidh, dhe sigurisht qe nese protesta do arrinte ate qe donte, ndoshta Edi Rama do ishte ne pushtet sot. Por tashme nuk eshte problem politik (dhe pse ne medja ashtu trajtohet). Eshte problem njerezor.
Mendoj qe s'jam aq naiv sa te besoj qe te drejtat e Shqipetarve te jen te barabarta me te drejtat Europiane. Por jam i bindur qe edhe ne Shqiperi e drejta per te jetuar, pra e drejta per te mos u vrar pa te pakten nje arsyje te fort, egziston. Ndersa ate dit u vran kater veta pa as nje arsyje ligjore, njerzore ose demokratike.
Justifikimi qe ato kater persona jan vrar sepse ate dite ishte organizuar nje grusht shteti me ne kryje Ramen dhe Topin - nuk qendron. As nuk dua ti jap rendesi pyetjes a ishte apo jo nje grusht shteti. Por nje gje eshte e vertet qe, edhe nese ishte tentuar nje grushte shteti, ato kater veta do ishin njerezit e gabuar per tu vrar. Pasi, me ndihmen e kamerave, ne e kemi pare qe ato persona nuk po benin pjes ne as nje activitet kriminal, pasi thjesht ishin duke pare.
Ne fund te fundit, kjo eshte politika Shqipetare, dhe pse eshte a gabuar, nje qe e tidh pak a shume ishte e pritur pasi e kan vertetur qe politikanet e njezed viteve te fundit nuk jan aq te n'dryshem me Enver Hoxhen. Por mua me ka coditur nje pjes e opinionit publik, dhe ate intelektual.
Ne nje nga puntatat e Top-Show ku flitej per ngjarjen e 21 janarit, pas disa jave. Nje nge te ftuariet, jo nga ato qe m'bajn an politike, tha qe, asaj i kishte ardhur tyrp qe Shqipetaret kan vepruar ne ate menyr. Sipas saj protesta s'ishte qytetare dhe percjedhte nje imazh te keq neper bote - dhe nuk permendi se cfare mendonte per te vraret.
Ne te njejten kohe, kur doli vidioja e nje nga vrasjet ne YouTube, shume komente (me shume se'c doja) komentonin iden qe ajo protest ishte tyrpi Shqiperis, qe ato Shqipetare nuk perfajsonin Shqiperin dhe qe sipas tyre Shqiperia eshte me e mire se aq.
Normalish komentin e zonjes ne Top-Show e prisja (dhe pse jo nga ajo personalisht, por e prisja nje 'intelektual' te harronte krimin more te merroj me njerezit), ama nuk i prisja komentent ne YouTube, pasi mendoj qe populli i thjesht komenton ne YouTube dhe nuk eshte in influencuar nga as kush.
Si ka mundesi qe ne si popull jemi indiferent ndaj ketyre problemeve?