A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri
Pa dyshim se ky pasim i verbër, ky imitim i të krishterëve, tregon dobësinë e besimit që e kemi, mungesën e besimit të shëndoshë dhe të vërtetë, çveshja nga komponentet e identitetit islam, mëkat i cili na futë në qarkun e atyreve për të cilët Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
"Kush i përngjan një popullit ai është prej tyre". (Ebu Davudi, sahih).
Ose në transmetimin tjetër:
"Nuk është prej nesh ai që u përngjanë tjerëve përveç neve. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve". (Tirmidhiu, sahih).











