Not a perfect one, but a deeply felt one🪷
-itsmarineee

seen from Germany
seen from United States

seen from United States
seen from United States
seen from China

seen from Singapore
seen from United States
seen from France

seen from India

seen from United States
seen from Russia

seen from South Korea
seen from Singapore
seen from Japan
seen from South Korea
seen from Japan

seen from Malaysia
seen from China
seen from China

seen from China
Not a perfect one, but a deeply felt one🪷
-itsmarineee
•instag: @zemratethyeraa
💔.
“Duke pritur që gjërat të bëhen më mirë...”
Akoma e mbaj mend ndjesine qe ndjeva heren e pare qe me fole...
if only Eminem could get into wild n out,it would a big battle rap and a long day for Nick…..Justina would love it perhabs
"Ndjenjat vetem rriten kur ti s'je, thu ti se mun plotsojn venin tan"
Cfare zhurme ben zemra kur thyhet?
Mora nje gote dhe nje cope xhami. I hodha te dyja plot me inat ne dysheme ashtu sic kishin bere gjithe keto kohe me zemren time. Degjova zhurma, zhurma se si keto objekte te thjeshta u thyen. Me pas u kujtova se c'zhurme beri makina e babit kur i prish apo kur piktura e preferuar e motres ra nga muri ne toke. Po kur thyhet zemra, cfare zhurme ben? Ndoshta ngaqe nuk e kam degjuar kurre e mendoj si nje heshtje te plote. Por rri rri e mendoj, se si ajo vertet duhet te bente nje nga zhurmat me te forta ne bote, nisur nga rendesia e saj. Ajo se paku do te krijonte lloj lloj tingulli por me buje te madhe si ajo e jehonave. Jehone? Cfare eshte jehona? Nje ze ose zhurme e perplasur diku dhe e kthyer prapa. Ndoshta kjo eshte ajo cka cdo zemer peson. Ndersa nga ana tjeter ajo eshte e heshtur dhe e vetmja gje qe deshiron eshte qe kjo heshtje te pushtohet nga nje zhurme tjeter ose te njejte qe do te te pushtoje dhe te te shperqendroje nga dhimbja. Nese zhurme aty ka. Patjeter qe ka zhurme, e kam degjuar, eshte me shume se e brendshme. Nje ulerime aq e forte sa askush nuk do te ta degjoje kurre, e as ti nuk do e shfaqesh. Mund te jete ajo zhurma kur degjon hapa tek largohen e lehte lehte dhe veshet oshtijne dhe koka dhemb. Dhemb koka, dhemb zemra. Me tej ne dokumentare kam pare peshkaqenet e medhenj te detit. E keni parasysh zhurmen qe bejne kur bien ne kurth? Ndoshta kete zhurme ben zemra kur thyhet. Nje kafshe e stermadhe e zene ne kurth, qe lufton, qe perballe panikut ulerin si nje krijese qe i ke marre gjene me te shtrenjte qe egziston dhe bertet si e burgosur para ndjenjave te veta. Ndonjehere flet me dike dhe vetem ndjen... ndihesh ngrohte. Ska temperature me te mencur e ngrotesi me te bute per kete ndjenje rehatia e se ciles mund te zgjaste pergjithmone. Nje nivel emocional si ky madje eshte i barabarte me ate temeprature nese ne toke futet brenda nje cope e diellit. Kjo eshte dicka. Por e di qe ky ngjites i kesaj zemre do te filloje te caloje perseri diku, do filloje te pikoje e deri sa me ne fund gjtihcka do thyhet perseri kur e gjitha kjo te mbaroje. Per mua, thyerja e zemres nuk ka te beje shume me personin aq sa ka te beje me ndjenjen qe ai person me jep. Ndoshta ne kohe kam mesuar se si pasi dikush iken, vec hapave degjoj gjithmone dhe nje tingull tjeter. Eshte nje kenge e thjeshte ‘’I don’t feel it anymore’’, qe ka pak fjale qe perseriten e tinguj gjithashtu por tingellon sikur kjo eshte zhurma e zemres qe thyhet dhe ndoshta dhe pse thote qe ‘’une nuk e ndjej me’’ po e ndjej me shume se cdo here tjeter. Per mua thyerja e zemres ka tingujt me te bukur ne bote. Jane ato dallget qe perplasen te shkembinjte plot inat por e dine qe ne fund te dites, aty ne qetesi dhe perendim njeri-tjetrit do ti dhurojne perqafime dhe puthje te zjarreta. Ndoshta thyerja e zemres ben ate zhurmen... si ta shpjegoj.. ate ‘‘oh‘‘-ne e cuditshme qe bej kur jam duke qare. Ajo oh qe thote jo, por thote vazhdo. Sepse si droga, ska rendesi sa dem te ben, ose sa te kritikojne te tjeret, per aq kohe sa ajo qe do te ben te ndihesh e pafund. Ndoshta zemra ben zhurmen e pritjes (zhurme qe nuk mund ta shpjegoj, por posi e di se si tingellon). Nje pjese e imja do jete duke pritur gjithmone qe dikush qe kam dashur te me doje. Pjesa tjeter e mbetur i di keta persona te ikur. Por qe ndoshta cdo pjese do donte perseri te ndjente. Per mua zhurme eshte ajo e tasteve te tastieres, ajo zhurme e pazhurmte qe ka te ka shkruar pafund mesazhe, e verteta ose imagjinare. Zhurme eshte ajo e mousit qe ka bere scroll shume here per te pare biseda te bukura bashke. Per mua zhurme thyerje eshte dhe ajo e nderrimit te fletave te librit, sepse disi e di qe kur ke filluar te dashurosh artin ne vend te personit zemra jote kohet e fundit ka persuar nje ‘’Krrak’’. Ndoshta eshte e heshtur dhe zemra kur thyhet, kohet e fundit nuk kam degjuar ndonje ‘’pip te ka ardhur nje mesazh’’ ne celularin tim. Por me shume se cdo gje tjeter ne kete bote, zemra ben zhurme dhe flet. Dhe me te madhe thote : Mos ik.