
seen from United States

seen from Belgium

seen from United States

seen from Mexico
seen from Russia
seen from China
seen from China

seen from United States
seen from El Salvador

seen from Netherlands

seen from United Kingdom
seen from United States

seen from United States

seen from United States

seen from Saudi Arabia

seen from China

seen from United Kingdom
seen from India

seen from United States
seen from Russia
Ushunjëza & ngjala
Në ditët e para në kampin e Vloçishtit, më tronditi sjellja harbute e komandantit të burgut [...].Nënoficerët e veshur me çizme të gjata, hynë në kanal, i zhveshën dy të burgosurit thuajse lakuriq, vetëm me të mbathura, u lidhën duart pas dhe i futën në ujë deri në fyt. I lanë atje për tre orë, deri në pesë, kur u la puna. Kur i urdhëruan të dilnin jashtë ujit, u llahtarisa nga trupi i tyre i mbushur me ushunjëza të tej fryra me gjak, që ngjanin si kokrra fiku të zinj. [...]
Mirëpo, të gjitha këto ishin masa të përditshme, e në çdo rast mbetej vdekja, që në atë kamp mizor merrte trajta nga më të çuditshmet. Jo vetëm sëmundjesh, punësh të rëndë, pleqërie, trajtimi çnjerëzor, por mbi të gjitha, “trajta” plumbash. Po, po! Kurrë nuk do ta harroj atë ditë tmerri.
Pranë skarpatit të madh të kanalit qendror, befas, ndodhi diçka e çuditshme. Një depozitë mijëravjeçare uji nëntokësor shpërtheu! Uji ishte i kthjellët dhe bënte kontrast me ujin e kanalit, i cili, ishte i turbullt nga puna. Të burgosurit, të stepur nga fenomeni natyror, u gëzuan si fëmijë kur panë, se në qerthullin e burimit të madh filluan të dalin në sipërfaqe mijëra ngjala! Në pak sekonda u mbush kanali! Të burgosurit të lodhur e të uritur, u sulën kush e kush të kapte më shumë. Një lloj çapkënllëku e kapi gjithë turmën. Lanë veglat e punës e u sulën të gjithë të zinin ngjala. Së largu të krijohej përshtypja e një pështjellimi revolte. Këtu morën shkas oficerët e punës të bërtisnin për t’iu kthyer punës. Kur një pjesë nuk po ua varte, urdhëruan të shtihej mbi njerëzit me mitraloz.
[...]
Thellësia e ujit dhe kamxhiku i diktaturës, na detyronin të zhvishemi vetëm me të mbathura, ndërsa ushunjëzat që ishin me shumicë, na thithnin edhe atë pikë gjaku që kishim. Dikush na mësoi sekretin si t’i largonim… Mbanim me vete një copë sapun rrobash dhe sa e preknim me të, ajo binte në ujë.
Mos i prekni ushunjëzat se, ato janë duke pirë gjakun që i keni pirë popullit, – dëgjohej zëri i policit, shoqëruar me goditjen kokës me bishtin e lopatës që mbante në dorë!
Kurt Kola
Pjesë nga libri “Në Shqipërinë burg”