Blanca Varela ËSHTË E FTOHTË DRITA Është e ftohtë drita e kujtesës këmbëngulshëm shkëlqen e mezidukshmja vjen rrotull duke kërkuar copa shisheje apo pellgun e shiut pas çdo dere që hapet është hëna aq e madhe dhe e rrafshët aq jashtë vendit sikur të qenkësh një pikturë vaji në letër e ngurtësuar nga koha ashtu ranë në mendje forma dhe ngjyra të rastësishme rastësi që lidh hije rrokullisje në kusinë e zezë ku ziejnë gëzim dhe frikë rritet gipsi i një qielli një mijë herë i lënduar një mijë herë i zbehur është duke u fshirë bota që përsëri do të shkruhet deri në frymën e fundit vetëm ky amshim i dukshëm fije e mjerë drite në rropullitë e kafshës që pothuaj ishte Përktheu Bajram Karabolli #blancavarela #escritoreshispanos #spanishwriters #hispanicwriters #hispanicliterature #literature #instapoetry #instawriters #instapoems #whitemoon #superfullmoon #supermoon #woman #moonlight #moonwalker https://www.instagram.com/p/COmGsm9BRVi/?igshid=1p3ump2dibu6z










