the robot pet of the day is: Tekno Kitty v1

seen from United States

seen from Germany

seen from Germany

seen from United States
seen from Canada

seen from Germany

seen from Australia
seen from United States
seen from Netherlands

seen from Malaysia

seen from United States

seen from United States
seen from Hong Kong SAR China
seen from United States

seen from United States
seen from China
seen from United States
seen from United States
seen from United Kingdom
seen from Malaysia
the robot pet of the day is: Tekno Kitty v1
Whenever you have time, Could you draw a scribble of Tek dressing up as a pirate with sidetic on his shoulder while Sa is amused by his costume
I suck at drawing SkekTek, but I hope you like it!!
Human skekSa and skekTek~
Tek: "Holy shit, she's so badass"
What other things did SkekSa and SkekTek do together?
Sa would catch food by either traps or fishing then Tek would prepare it. Also Sa would sometimes sing to Tek songs from her past as the Mariner. Tek would talk to her about science and discoveries he made while Sa is listening intently to him.
Once in a while, they would drink and openly roast skekSo as they're both laughing
At first Tek flinched whenever Sa would lift her arms and Sa wouldn't let Tek get too close to her. Soon their friendship slowly dissolved their walls and they began sharing their stories to each other
Sa protects Tek and would fight anyone if they're too close to him.
Tek nurses Sa's wounds whenever she fought back a creature. Before she wouldn't care about how many scars she'd received. However Sa stopped being reckless in her fights because Tek is worried about her wellbeing.
They have nightmares from their past trauma. So they began sleeping next to each other to remind themselves that they have each other.
Artistët zhveshin Shqipërinë në jubileun e Pavarësisë
Fotografia ku shihen qindra shqiptarë teksa bëjnë hyxhym mbi një tortë gjigante ka qenë njëri nga imazhet kryesore të shpërfaqjes së festës së 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë që ka qarkulluar nëpër të gjitha mediet. Atë imazh e ka ndërruar paraqitja në Tiranë, e yllit të muzikës botërore, kosovares Rita Ora, që performoi pak para mesnatës të së mërkurës. Në po të njëjtën ditë, qendra për art bashkëkohor “Tirana Art Lab” ka lansuar në internet publikimin që rrëfen pikërisht mbi mënyrën e festimit në raport me situatën e shoqërisë shqiptare. “Njëqind vjet vetëvarësi” është titulli i publikimit me katërmbëdhjetë artistë shqiptarë, të cilët përmes eseve, fotografive, instilacioneve e vizatimeve kanë shprehur idetë e tyre mbi të festuarit për “shtetin e vetëvarur” siç shkruhet në një qëndrim editorial të “Tirana Art Lab”. “Mund të ma ndaloni frymëmarrjen, por jo pamjen”, është titulli i vizatimit të artistit kosovar Jakup Ferri në të cilën shpërfaqet një person teksa pikturon një imazh ku shihet një person me maskë të ujit teksa mbytet nga mungesa e ajrit. Në veprën e Helidon Gjergjit, është një kornizë e thatë fotografie. Aty shkruhet “kandidati presidencial”. Rreth kornizës janë shkruar fjali të shumta si “nderi”, “drejtësia”, “fuqia” “përgjegjësia” e shumë të tjera. Ledia Kostandini në pikturën e saj paraqet festën e pavarësisë ku shpërfaqen disa qytetarë me veshje kombëtare teksa i duartrokasin zbulimit të një shtatoreje. Sokol Peçi me pështymë ka krijuar hartën e Shqipërisë. “Mëmëdheu – ose një pasqyrë për të pështyrë” e ka titulluar ai veprën teksa ka dhënë shpjegimin. “Kjo është harta e Shqipërisë e pështyrë përdhe. Një komb përcaktohet nga marrëdhëniet që të gjithë krijojmë së bashku. Marrëdhëniet mes nesh pasqyrojnë mënyrën e sjelljes me vetveten. Perse urrehemi?”, ka shkruar Peçi. Krejt ky publikim sipas “Tirana Art Lab”, ka për qëllim që të shpërfaqë varësinë e Shqipërisë ndaj vetes. “Në këtë 100-vjetor, Shqipëria mbetet pre e varësisë nga vetvetja. “Ndërkohë i vetmi gjest artistik tashmë është dyfishimi i statujave dhe përmendoreve dhe euforia tenton ta sjellë në fuqi patriotizmin improvizues që synon sërish ta nxjerr nga portali shoqëror, individin”, shkruhet në editorialin e Qendrës për Art Bashkëkohor në Tiranë. “Në atdheun tonë individi ende ka frikë”. Sipas “Tirana Art Lab”, artistët nuk mund të rrinë të heshtur dhe aq më keq të kontribuojnë artistikisht në kthimin e artit në argëtim për masat në mbështetje të programeve politike. “Artisti dhe arti i tij nuk mund te jenë tjetër veçse një kritikë ndaj shoqërisë”, shkruhet në parathënien e publikimit. Kontributet artistike, të përfshira në këtë publikim sipas “Tirana Art…” kanë ardhur si përgjigje ndaj ftesës që i është bërë artistëve nga Qendra për Art Bashkëkohor. “Përveç artistëve që janë pjesë e projektit, janë ftuar edhe artist të tjerë, të cilët kanë zgjedhur që për arsye personale të mos jenë pjesë e publikimit”, shkruhet në parathënie. Por Qendra nuk ka treguar arsyet e këtij “anonimiteti” të artistëve. Shumica e veprave janë krijuar sivjet. Aty ka shkruar edhe gazetari Idro Seferi. Në shkrimin e tij “Njëqind vjet vetmi”, ai shkruan se e vërteta është se shqiptarët, në këtë kohë nuk mund t’i pengojë askush në rajon për t’u zhvilluar dhe për të qenë atje ku do të duhej. “Shqiptarët nuk janë më pakicë në asnjë vend ku jetojnë, shqiptarët nuk janë nën mëshirë, nëse duan ta kuptojnë. Shqiptarët janë në sulm të vetvetes, dhe i festojnë njëqind vjet vetmi”, shkruan Seferi. Mbi grindjet brenda shqiptarëve është fokusuar edhe artistja Era Tula. Ajo ka përdorur flamurin shqiptar si vepër arti. Por dy kokat e shqiponjës i ka kthyer përballë njëra – tjetrës. Krenat e Shqiponjës aty grinden. Pleurad Xhafa, ka përdorur medien për veprën e tij të artit. Në numrin e 24 nëntorit 2012 të një gazete ai ka publikuar një njoftim. “Kërkohen 76 burra të papunë për realizimin e një skenari me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Të interesuarit të kontaktojnë me z. Pleurad Xhafa”, thuhet në njoftimin e publikuar. “Në këtë njoftim u regjistruan 429 persona”, shkruan artisti Xhafa, pa treguar më shumë. Ndërsa në një fotografi të Ergin Zaloshnjës, pozon një burrë i cili rri në një kontejner i lidhur me zinxhir. “Avni Rrustemit më 1 maj 1924 në Vlorë”, është fotolegjenda. “Varrimi i tij kthehet në një manifestim të opozitës kundër Ahmet Zogut. Nga aty Fan Noli bën thirrje për gjetjen e vrasësve të tij”, thuhet në përshkrim. http://j.mp/SypXCy - (Ndryhe.info)