Supozo, për hir të argumentit, se je brenda një bisede, e cila pavarësisht se po të “bën sens”, ende nuk po të “rri mirë”. Jo faktet mbi çfarë po thuhet, por mënyra si ato janë rreshtuar. Kush flet? Kush përjashtohet? Pse gjëja duket normale?
“Markezi i fjalës” është (uroj) një vend për të menduar ngadalë mbi gjërat që zakonisht na kërkojnë të reagojmë shpejt. Bëhet fjalë për të kuptuar pse disa gjëra duken të natyrshme dhe për të pyetur se kush përfiton nga kjo natyrshmëri.
Nevojat dhe dëshirat përzihen ndonjëherë. Ushqimi, strehimi, siguria, marrëdhëniet, shpesh janë nevoja bazë. Të gjitha mund të dëshirohen dhe të nevojiten njëkohësisht.
Supozo, për hir të argumentit, se një mëngjes zgjohesh dhe e kupton se i gjithë rrugëtimi yt në jetë ka qenë një formë kërkimi e maskuar mirë. Gjithmonë ke qenë duke ndjekur çfarë të ka munguar: Një diplomë; shtëpi; marrëdhënie; punë; më shumë para; siguri; qetësi.
Njeriu flet sikur kërkon objekte. Flet për sende konkrete, për gjëra që mund të blihen, arrihen apo të mbahen. Por shpesh ajo që kërkohet nuk është vetë objekti.
Sa herë marrim çfarë kemi dashur jemi në kërkim të gjësë tjetër.
Edhe një fitore për t'ja dalë.
Edhe një vit tjetër sakrifica për të arritur aty ku duam.
Por sa herë marrim atë që kemi dëshiruar, ndodh diçka e çuditshme: nuk zhduket mungesa; zhduket vetëm fantazia që e kishte bërë atë objekt të dukej si zgjidhje.
Rrogë e mirë; shtëpi e madhe; marrëdhënie e sigurt; pozicion i lartë; shumë parash që premton liri. arsim në një shkollë me emër.
Ndjekim këto forma sikur të ishin destinacioni përfundimtar, sikur pas tyre të na priste një version i plotësuar i vetes sonë.
Kështu jeta jonë shndërrohet në një lloj gjuetie ku pas çdo arritjeje shfaqet një “diçka tjetër” e cila duhet ndjekur.
Le të ndalojmë pak.
Ke aplikuar për të kapur shkollën e ëndrrave. Nuk ka qenë vendim i nxituar. Është bërë pikë referimi në mendje. Kur mendon të ardhmen, ajo shkollë është aty si kornizë. Kur flet për “më vonë”, ajo futet automatikisht në fjali. Është bërë një drejtim. Ka ndikuar në zgjedhjet e tua, në mënyrën si e ndan kohën, çfarë merr seriozisht, çfarë llogarit si “e vlefshme”. Ka përcaktuar mënyrën si flet për veten pa pasur nevojë ta thuash drejtpërdrejt. Është bërë orientim i brendshëm, i heshtur. Dhe ngadalë ajo shkollë është bërë më shumë se një vend, është bërë një version i mundshëm i yti.
….
Shum mirë. E arrite. Çfarë po pret të ndodhë tani? Sepse zakonisht, në këtë pikë, gjërat nuk mbarojnë. Ato thjesht ndryshojnë formë.
Zakonisht pas dëshirës për të siguruar një shkollë, pak më vonë do të fillojmë të kërkojmë notat. Dhe këtu nis një proces i ri ëndërrimi dhe planifikimi: çfarë notash dua të kem?; Si t’i mbaj mirë gjith semestrin?; A do ndikojë marrëdhënia ime me pedagogët tek to?. Një cikël i ngjashëm me atë që ndodhi më parë, kur dëshira ishte thjesht kapja e degës në universitet.
A e ndajmë dot mendjen çfarë duam? A është profesioni ajo që kërkoje, apo ndjesia e sigurisë që ke projektuar mbi të? Po në një marrëdhënie? A është personi përballë teje objekt dëshire, apo ideja e të pasurit të dikujt që të pranon pa kushte? Mos do vetëm lekë? Apo fakti që me to mund të lëvizësh kokëlartë dhe i pashqetësuar?
Ne ngatĂ«rrojmĂ« vazhdimisht enĂ«n me ujin qĂ« mban brenda. FormĂ«n me pĂ«rmbajtjen. Objektin me atĂ« qĂ« imagjinojmĂ« se do tĂ« prodhojĂ« brenda nesh.Â
Këtu ndodh keqkuptimi.
Ne nuk kĂ«rkojmë objektin si tĂ« tillĂ«. Ne dĂ«shirojmĂ« versionin e vetes qĂ« imagjinojmĂ« se do tĂ« ekzistojĂ« pasi ta kemi marrĂ« atĂ« objekt. Filani inxhinier; filani doktor; filani psikolog.Â
Por është pikërisht ky version i vetes që supozohet të plotësohet me arritjen e rradhës, i cili, sa më shumë i afrohemi, aq më shumë zhvendoset. Ajo që e bënte objektin e dëshiruar të dukej si zgjidhje fillon të zbehet dhe dëshira ridrejtohet diku tjetër.
Loja vazhdon… njëlloj… me të njëjtat rregulla,
vetëm se emrat e gjërave ndërrohen.
Pyetja nuk është si të heqësh dorë nga këto dëshira. Ky nuk është as qëllimi. Pyetja është nëse kemi kuptuar ndonjëherë se çfarë po kërkojmë përmes objekteve që ndjekim. Truku është zhvendosja e busullës nga një objekt, te gjendja që po kërkojmë të arrijmë përmes tij. Përmbushje; siguri; pushtet; të ardhura.
NĂ« vend qĂ« tĂ« dĂ«shirosh njĂ« shtĂ«pi dhe tĂ« punosh gjithĂ« jetĂ«n pĂ«r ta arritur, ndiq ndjesinĂ« e tĂ« qenit i qetĂ« brenda saj. Si do tĂ« dukej ajo qetĂ«si? ÇfarĂ« ngjyrash do tĂ« tĂ« rrethonin? Sa zhurmĂ« do tĂ« hynte brenda? Kush do t’i mbante çelĂ«sat? ÇfarĂ« aromash do tĂ« ndiheshin nĂ« ajĂ«r sapo tĂ« hyje?Â
Dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« ironike, asgjĂ« nuk ndryshon nĂ« sipĂ«rfaqe. Mund tĂ« pĂ«rfundojmĂ« prapĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n degĂ«, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n punĂ«, me tĂ« njĂ«jtĂ«t njerĂ«z, me tĂ« njĂ«jtĂ«n shtĂ«po qĂ« donim edhe nĂ« fillim. Por diçka Ă«shtĂ« zhvendosur: gjĂ«rat nuk janĂ« mĂ« qĂ«llim nĂ« vetvete, por njĂ« mjet pĂ«r t’iu afruar njĂ« forme tĂ« jetuari.Â
Dhe ndoshta pikĂ«risht aty fillon iluzioni. Jo sepse objektivat qĂ« synojmĂ« janĂ« tĂ« pavlera, por sepse u kĂ«rkojmĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« diçka qĂ« nuk mund ta bĂ«jnĂ«.Â
T’i japin fund vetë “të dëshiruarit”.
Kur e kupton kĂ«tĂ«, objektet humbasin peshĂ«n e tyre. Nuk bĂ«hen mĂ« prova suksesi apo dĂ«shtimi. Nuk mbajnĂ« mĂ« barrĂ«n pĂ«r tĂ« na shpĂ«tuar. BĂ«hen thjesht forma pĂ«rmes tĂ« cilave kalon pĂ«rvoja jonĂ«.Â
Dhe megjithatë ngelet një pyetje.
Nëse e njëjta shtëpi, e njëjta marrëdhënie dhe e njëjta zyrë mund të mbajnë kuptime krejt të ndryshme vetëm nga mënyra si u qasemi apo mendojmë lidhur me to, atëherë ku fillon kontrolli?
Te objekti?
Te ne?
Apo te mënyra se si ai na zotëron përmes kuptimit që i japim?
Ndoshta në fund nuk ka një objekt që na e sos dëshirën.
Ka vetëm forma të reja që merr mungesa.
Të flasësh do të thotë të përkthesh, por a po flasim të njëjtën gjuhë?
O qytetet e buzës së detit, i shoh banorët tuaj, burra e gra, të lidhur fort me hekura të rëndë në duar e këmbë nga njerëz që kurrë s’do t’a marrin vesh gjuhën tonë; dhe ju s’keni si t’ua shfryni njëri-tjetrit dhimbjet e zemrës dhe mallin e lirisë, veçse me vaj e me ofshama, me rënkime e me lot. Se ata që ju lidhën nuk e marrin vesh gjuhën tuaj, e as ju të tyren nuk e kuptoni.
- Leonardo Da Vinci
Supozo për hir të argumentit, se kohët e fundit je i interesuar më shumë seç duhet për “gjuhën” dhe “të folurin”. Nis të gërmosh e të lexosh vërdallë dhe shumë shpejt hasesh me një mal me fjalë që të ngjethin mishin, si p.sh.: “ETIMOLOGJI”; “SINTAKSË” “MORFOLOGJI” apo “SEMANTIKË”.
Për një çast ti ndalon dhe mendon se mbase do ishte më mirë të kërkoje “Njerëz” në vend të fjalëve…
PĂ«rpiqesh dhe shumĂ« shpejt hasesh me disa emra tĂ« vĂ«shtirĂ« evropianĂ«sh me mustaqe tĂ« trasha, tĂ« cilĂ«t pasi ke nisur t'i lexosh, tĂ« kthejnĂ« prapĂ« nĂ« pikĂ«nisje.Â
Ndoshta do të ishte më e lehtë të fillonim me diçka më konkrete.
Marrim një shembull:
“Ftua” (emër, m, frut).
Shanset janë që kur unë përmend fjalën “ftua”, ti e di se për çfarë jam duke folur.
Le t’a zĂ«mĂ« se dua tĂ« flas pĂ«r njĂ« ftua specifik, pĂ«r atĂ« qĂ« kam ngrĂ«nĂ« nĂ« oborrin e gjyshit kur isha fĂ«mijĂ«.Â
Ishte aq i madh pĂ«r mua, sa mĂ«nyra e vetme pĂ«r ta mbajtur ishte me tĂ« dyja duart. Pastaj ngjyra. ishte njĂ« e verdhĂ« e zbehtĂ«, si e verdha e njĂ« letre tĂ« vjetĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« nĂ« diell, me njolla tĂ« lehta kafe nĂ« vende ku lĂ«kura dukej mĂ« e pjekur, njolla qĂ« pĂ«rpiqesha t’i fshija instinktivisht me gisht. Nuk ishte e verdhĂ« e pastĂ«r apo e ndritshme, por njĂ« ngjyrĂ« e rĂ«ndĂ«, pak e shpĂ«larĂ«, qĂ« tĂ« jepte ndiesinĂ« se fruti kishte kaluar kohĂ« tĂ« gjatĂ« varur nĂ« pemĂ« para se tĂ« binte nĂ« duart e mia. Mund tĂ« pĂ«rshkruaj sipĂ«rfaqen, lĂ«kurĂ«n paksa me push, e cila nuk ishte krejtĂ«sisht e butĂ«, por kishte njĂ« teksturĂ« tĂ« imĂ«t tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga gropĂ«za tĂ« vogla, tĂ« thata, qĂ« tĂ« gudulisnin lehtĂ« shputĂ«n e dorĂ«s kur e mbaje. Dhe pastaj aroma. Mbaj mend qĂ« vinte si pĂ«rzierje e rĂ«ndĂ«, e Ă«mbĂ«l dhe pak e çuditshme, gati egzotike, qĂ« dukej sikur mbetej nĂ« ajĂ«r edhe pasi fruti ishte ngrĂ«nĂ«. UnĂ« mund tĂ« tĂ« them se kishte shije tĂ« fortĂ«, e tĂ« athĂ«t, qĂ« tĂ« mblidhtte gojĂ«n menjĂ«herĂ« sapo e kafshoje, e tĂ« linte njĂ« ndiesi tĂ« lehtĂ« mpirjeje nĂ« gjuhĂ« e cila, pasi e kishe pĂ«rtypur, zgjaste edhe pak.Â
UnĂ« mund tĂ« ulem gjithĂ« ditĂ«n e tĂ« vijoj tĂ« pĂ«rshkruaj detajet e kĂ«tij kujtimi qĂ« mĂ« ka mbetur nĂ« mendje nga fĂ«mijĂ«ria. Ajo pĂ«r çfarĂ« jam i sigurtĂ«, Ă«shtĂ« fakti qĂ« kur thĂ«rras kĂ«tĂ« kujtim nĂ« kokĂ«n time, nuk mund ta kopjoj kĂ«tĂ« “ftua” dhe ta tejçoj tek ty njĂ«lloj siç e shoh unĂ«.Â
Ndaj, unĂ« pĂ«rdor gjuhĂ«n. E zbĂ«rthej pĂ«rjetimin tim nĂ« elementĂ«t e tij kyç si madhĂ«sia, ngjyra, tekstura, aroma, shija dhe mĂ« pas t’i jap ty, duke shpresuar qĂ« ti do t’i marrĂ«sh kĂ«to elementĂ« dhe me to do tĂ« rikrijosh nĂ« kokĂ«n tĂ«nde tĂ« njĂ«jtin ftua qĂ« unĂ« mbaj mend.Â
Tani, në mënyrë që ky proces të funksionojë, ne të dy duhet të kemi të njëjtin kuptim përsa i përket elementëve që unë ndava. Nëse ti nuk ke parë kurrë një ftua, e nuk ja ke idenë se çfarë madhësie, ngjyre, forme, arome apo shije ka, atëherë shanset janë që imazhi i përjetimit tim do të jetë i cunguar për ty.
E vërteta është se imazhi që ti ndërton në kokën tënde do të jetë gjithmonë i ndryshëm nga i imi.
Tani imagjino që në vend që të flasim për një frut, nisim të flasim për një përjetim shumë më subjektiv si dhimbja, dyshimi, turpi, faji ose dashuria….
Brenda çdo mendjeje ka mendime që fliten në gjuhën amtare vetëm nga një person. Dhe të flasësh e të dëgjohesh do të thotë të kalosh nga gjuha personale (përjetimi im) në një kod të përbashkët (për ne gjuha shqipe) dhe pastaj në një gjuhë tjetër personale (përjetimi yt).
Përkthimi nuk është kurrë i plotë.
E nëse është kështu, atëherë lind një pyetje tjetër.
Kush është autori? I kujt është imazhi që u krijua në fund? I imi? I yti? Apo mbase i yni? Unë shtova ujin, ti shtove miellin. E punuam bashkë. Por, meqë ti je ai që do ta pjekë dhe unë nuk jam në kuzhinën tënde, në fund je ti ai që do t’ia ndiejë shijen.
Mbase nuk ka nevojë të jetë më e ndërlikuar se kaq.
Gjithsesi….
Në fund të ditës,
Supozo, për hir të argumentit, se po debaton me një person, një mik apo një të afërm. Qëllimi yt është shumë i qartë: të shpjegosh veten dhe pozicionin tënd lidhur me temën. Por në momentin që fillon të flasësh, ndodh diçka e çuditshme. Fjalët të çojnë diku tjetër. Toni i lartë ndryshon kuptimin e asaj që the. Një fjalë e zgjedhur “gabimisht” hap një konflikt që nuk e kishe parashikuar. Papritur debati po shkon në një drejtim që nuk e do dhe për të cilin mbase nuk ndihesh më aq i sigurt. Linja ka rënë
Pas gjithë bisedës ndihesh i lodhur, konfuz, i irrituar dhe mendon: “Nuk desha të thoja këtë”. Këtu lind pyetja: çfarë u tha atëherë, nëse jo ajo që dëshiroje të thoje?
Sepse… diçka u tha. Ky është fakt.
Orë të tëra në kafe, në divan, përballë njëri-tjetrit. Fjalë u nxorën nga goja jote dhe një lloj shkëmbimi mes palëve ndodhi. Njerëz folën dhe njerëz u dëgjuan. Çfarë impakti pati kjo? A të ndryshoi? Si? Kë ndryshoi? Kush mban përgjegjësi për atë që u tha?
PĂ«rgjegjĂ«sia, nĂ« kĂ«tĂ« kuptim, nuk Ă«shtĂ« thjesht morale. Pas njĂ« debati i cili tĂ« la njĂ« shije tĂ« keqe nuk mjafton tĂ« thuash: “Duhej tĂ« kisha folur mĂ« mirë” apo “Nuk duhet ta kisha thĂ«nĂ« atë”. Kjo Ă«shtĂ« sipĂ«rfaqĂ«sore. PĂ«rgjegjĂ«sia fillon diku tjetĂ«r: kur pranon se fjala jote ka jetĂ« tĂ« sajĂ«n, tĂ« cilĂ«n ti nuk e kontrollon. Dikush mund tĂ« tĂ« kujtojĂ« njĂ« fjali qĂ« ti e ke harruar prej kohĂ«sh. PĂ«r ty ajo fjali nuk ekziston mĂ« si kujtim, por pĂ«r tjetrin ajo Ă«shtĂ« ende aktive, ende prodhon efekt. KĂ«tu qĂ«ndron çështja: tĂ« harruarit e fjalĂ«s nuk e shuan atĂ«, vetĂ«m e zhvendos.Â
Prandaj fjala nuk lidhet vetĂ«m me kujtesĂ«n tĂ«nde; ajo vazhdon tĂ« qarkullojĂ« edhe kur ti nuk e mban mĂ« mend. Edhe kur subjekti harron, fjala nuk harron nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ«. Shpesh mendojmĂ« se jemi pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r atĂ« qĂ« duam tĂ« themi, por nĂ« realitet jemi pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r atĂ« qĂ« fjala jonĂ« bĂ«n, pĂ«rtej nesh.Â
-”Unë nuk mbaj përgjegjësi vetëm për fjalët që them, por për pasojat që të thënit ka mbi mua.”
Një shembull i thjeshtë, një prind i thotë fëmijës: “Ti asnjëherë s’merr vesh”. Fjali e cila mund të jetë thënë në zemërim e sipër, pa menduar. Por kjo fjali nuk funksionon si informacion; ajo funksionon si një vendosje e fëmijës në një pozicion të caktuar në realitet, si një mënyrë për t’i thënë “kjo je ti”. Kjo është fuqia dhe rreziku i gjuhës. Ajo nuk përshkruan vetëm realitetin, ajo e prodhon atë.
Njeriu është gjithmonë pak i largët nga vetja dhe të kuptuarit e vetes kalon gjithnjë përmes gjuhës. Kur dikush thotë “Nuk e mendova”, “Ashtu më doli”, “E bëra pa vetëdije”, ndoshta kjo nuk është thjesht shmangie. Ajo që quajmë “pavetëdije” mund të jetë mënyra si gjuha ka lënë gjurmë tek ti dhe del, ndonjëherë, pa paralajmërim.
Mbase e vërteta nuk është ajo që thuhet plotësisht. Mbase ajo rrjedh në gabimet e të thënit. Mbase nuk jemi zot të fjalëve që themi, por pasojat e fjalëve që na kanë tejkaluar.
Ne mendojmë se flasim për të shprehur veten “siç jemi”. Por ndodh e kundërta. Është akti i të folurit në vetvete i cili krijon “unin”. Nuk ka një “unë” të fshehur që pret të dalë në sipërfaqe; ai shfaqet vetëm gjatë aktit të të folurit, por edhe atëherë, ligjërata nuk është krejtësisht e jotja. Është e bërë nga fjalë që i ke dëgjuar diku; prindër; miq; ide; fjalime që na duken interesante nga mënyra të foluri që i ke marrë pa kuptuar nga të tjerët. Kur flet, nuk shpik nga e para. Thjesht hyn në një përrua që ka qenë aty para teje. Ne lindim në gjuhën që na vesh.
E megjithatë edhe këtu, diçka nuk përputhet. Gjithmonë ka dhe do të ketë një hendek mes asaj që mendon se je dhe asaj që flet. Ndaj shpesh pasi bëjmë diçka për të cilën pendohemi pyesim veten; “Si e thash un këtë?"; 'Ky nuk mund të jem unë”. Nuk ndodh sepse "gabove", por sepse fjala nuk është kurrë plotësisht e jotja; ajo të çon në vende që nuk i kontrollon plotësisht. Ajo vjen nga vende që ti nuk i kontrollon plotësisht.
Ndoshta këtu fillon përgjegjësia. Jo te kontrolli i çdo fjale, por te pranimi i faktit se fjala jote bën më shumë se sa ti mendon. Edhe kur hesht, je ende brenda saj. Pyetja nuk është nëse flet apo jo. Pyetja është: a je në gjendje ta pranosh që ajo që do të thuash do të jetojë edhe pa ty?