
seen from Malaysia
seen from United States
seen from United States
seen from United States
seen from United States
seen from United States
seen from United States

seen from Malaysia

seen from United States

seen from Canada

seen from Canada
seen from United States
seen from United States

seen from Australia
seen from United States
seen from United States
seen from United States

seen from United States

seen from Canada

seen from Canada
(T)e kryevepra “Katedralja e Parisit” Hygo na shfaq ciganen Esmeralda, ardhur siç thotë nga Ballkani, konkretisht nga “vendet (trojet) e Shqipërisë”, dhe shoqëruar nga dhia e saj. Çuditërisht, Esmeralda e quan dhinë e saj - me të cilën jepte shfaqje para Katedrales -, “Djali”, siç e transkripton në origjinalin frëngjisht këtë emër vetë Hygoi, kryeromantiku i letërsisë franceze. Dhe çuditërisht përsëri, në përkthimin shqip të kësaj vepre, personazhi i dhisë “Djali” shqipërohet “Xhali”, si për ta larguar enkas nga shqipja dhe për ta orientalizuar sa më shumë termin, kur në fakt, ky term apo ky emër nuk ekziston në botën orientale. Për mendimin tonë, gjeniu Hygo, që i bazon episodet në ngjarje të ndodhura, duhet të ketë pasur këtu parasysh termin shqip “djali”, që i shkon aq bukur si nofkë afektive e përkëdhelie dhisë (apo cjapit) të Esmeraldës, vajtur nga Shqipëria në Karnavalet e Parisit, ku nuk mungon as simboli i “albanojës”, kapuçi i lartë shqiptar i Mesjetës. Normalisht, Hygo duhej ta quante “Vajza” dhinë e Esmeraldës dhe jo “Djali”, ose ndryshe, më saktë, do duhej të ishte “cjapi Djali”. Por, ja që ngatërresa krijohet lehtë kur jo domosdoshmërisht brirët e kafshës përcaktojnë gjininë e saj, dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për kokën e dhisë (cjapit) mbi përkrenaren e Skënderbeut. Kjo “zgjidhje” hygoiane, “Dhija Djali” duket sikur i shkon për shtat edhe simbolit të brirëve mbi përkrenaren emblematike kastriotine.
Fotaq Andrea, Enigma e shpatës së tretë “ensis” të Skënderbeut
Këta brirë na përgjakin imagjinatat, na plagosin arsyen, na lumturojnë dhe na sfilitin në dilema ciklike
Moikom Zeqo, Për një shpjegim të ri, origjinal të përkrenares së Skënderbeut