Duke pasur para sysh qe ne shqiperi nuk do kisha shanse qe te shkoja ne universitet, un e kisha planifikuar qe do shkoj ne universitet qe ne momentin qe u stabilizuam ne Angli.
Mund ta them me plot goj qe universiteti nuk rezultoj aq madheshtor sa e kisha menduar.
Ne fund te semesterit te par ne universitet. Fillova te lexoja reth sistemit arsimor. Doja te kuptoja se cfare mungonte. Pasi universiteti (nga ana arsimore) nuk me jepte ate ndjejen qe akti i mesimit duhej te japi. Nje lloj adrenaline qe isha i gatshem qe ta perjetoja ne seminaret universitar, por qe nuk e perjetova ne tre vitet universitare. Biles me eshte dukur cudi qe ate adrenaline qe kerkoja ne bankat e universitetit, e merja vetem ne momentet kur studjoja me shoket ose vetem - pasi metoda qe une perdorja ishte ne nje rritem me te shpejte. Ne fakt, mua nuk me pejqente universiteti pikerishte sepse mendoja qe rritmi ishte teper i ngadalet. Pra nuk ishte pa aftesia ime, pro thjeshte metoda e perdorur ne universitet dhe ne sistemet arsimore ne tersi, nuk perputhej me "idealet" e mia rreth "mesimit".
Qe ne fillim, doja qe tu diplomohesha thjeshte per ta marr ate "cope leter" mbas mbarimit te tre viteve universitare, dhe pastaj, si shumica, ta perdorja ate cope leter per te ushqyer egon personale. Por vetem ne kohen e studimeve para universitare (kolegj), fillova te bia ne dashuri me "mesimin", me filozofin e dituris, nese mund ta quajm keshtu. Ku akti i marrjes te asaj "cope leter" nuk ishte me elementi kryesor. Por mesimi filloj te jete akt me vete, dhe shume shpejte u be objektivi im i pare. Perseri mendoja qe universiteti do me ushqente urin per dituri.
Sic e permenda me siper, mbasi universiteti nuk ishte me mister, por tani me isha pjese i tij dhe sapo mbarova semestrin e pare, fillova te lexoje rreth opinioneve qe njerezit kane per universitetin.
Tegjitha meterjalet qe kam lezuar, pak a shume shprehin te njejten gje: qe sistemi arsimor ka nevoj per tu revolucionuar. Te rindertohet nga e para. Jo thjeshte evulim i sistemit arsimore, pasi - sipas shkrimeve - sistemi aktual eshte krijuar ne shekullin 17 dhe qe ate here, ky sistem qendron ne kembe mbi te njejtat principe. Nderkohe, jete ne tegjitha disiplinat e tjera, ka ndyshuar rrejesisht krahasuar me shekullin 17. Pra sa do te revolucionohet sistemi aktual, nuk e ka kapacitetin apo fleksibilitetin per te na sherbyer denjesish. Pasi tanime, arsimi kerkohet nga tegjith, ndersa arsimi aktual ofron nje metode mesim-dhenje qe logjikisht nuk perputhet me dinamiken njerezore.
Normalisht qe ky revolucion nuk do te ndodh se shpejti, sidomos ne Shqiperi. Por ne si popull duhet ta shikojme diplomimin me nje sy me realist dhe me me seriozitet. Pasi momentalisht. Duket sikur diplomimi eshte nje trend, ku njerezit duket sikur diplomohen kot se kot.
Nje nga shembujt me te shemtuara eshte kur degjoj kengetar(e) qe diplomohen ne disiplina si "shkenca politike" dhe ne anen tjeter thojne qe kendimi ishte "jeta" e tyre. Lind pyetja, a do ishte me mire te diplomoheshin ne nje dege artistike?
Ne fund te cdo gjeje, mendoj qe "diploma" duhet par si nje nevoj personale, dhe jo si nje pasaport absolute. Qe do te thote, nese do te behesh kamarier, nuk te duhet gje diploma. Edhe nese do te behesh bisnesmen, mendoj qe do ishte me produktive te punosh qe pastaj nese has ne bariera ku diplomimi do i thyente ato; atehere diplomohu. Ne kete menyr, do hyje ne universitet me nje objective personal.
Nese do e dija se cfare ishte universiteti, per para qe ta filloja, personalisht, nuk do kish shkuar ne universitet pa fituar pak experience ne fushen time; dhe, ku i dihet, ndoshta do e kisha kuptuar qe ne fund te fundit, nuk do kisha pasur nevoj per diplomim; vetem nese do me ishte kerkuar nga puna.
Kuptohet, per fat te keq ne Shqiperi, nuk e kemi luksin per te marr experience profesionale per ta kuptuar nese diplomimi eshte i nevojshem. Por te pakten, mos te jemi te gatshem qe te humbasim 3+ vite ne universitet, shjeshte sepse diplomimi eshte trendi.
Ne fund te fundit, nese deshironi thjeshte te jeni pjese e "trendit", atehere thjeshte fotokopjoni diplomen e shokut tuaj. Ose merjani diplomen vetem per nje xhiro haha.