Humb jetën në mënyrë tragjike alpinisti Erkin Lika, dyshohet se u rrëzua nga shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës Erkin Lika, 39 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën pasi u rrëzua nga shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës në Klos. Sipas informacioneve paraprake, ai ishte pjesë e një grupi kërkim-shpëtimi dhe po fotografonte anëtarët e ekipit kur dyshohet se rrëshqiti dhe ra në një humnerë. Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në zonën e thepisur, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike....













