Për hir të të huajve (Dorianne Laux)
Pavarësisht nga pikëllimi, pesha e tij, Ne jemi të detyruar ta mbajmë. Ngrihemi dhe mbledhim forcat, fuqinë e plogësht që na shtyn përmes turmave. Dhe pastaj një djalosh më jep udhëzime me aq zell. Një grua mban derën prej xhami hapur, duke pritur me durim që trupi im i zbrazët të kalojë. Gjithë dita vazhdon kështu, çdo mirësi arrin tjetrën — një i huaj që këndon për askënd teksa kaloj…








