Më kujtohet gjyshi kur therrte shelegët, për Pashkë. Nëna e hante të gjallë shpretkën dalë prej rropullive të ngrohta. Çuditesha si një njeri me sy të butë, zë të mëndafshtë nuk u linte gjë mangut gjahtarëve gjakftohtë të mureve të Lascaux-së.
Mirela Papuçiu, Bijë












