Mbas Dashnisë Miguel Hernández Nuk mujtëm me qenë. Toka nuk mujti aq shumë. Nuk jemi aq sa dielli synoi në nji engjëll të lëvizshëm. Nji kambë i afrohet së kthjelltës. Në të errtën kambëngul tjetra. Sepse dashnia nuk asht e përjetshme te askush, as në mue gjithashtu. Urrejtja e ruen çastin e saj brenda karbonit ma të thellë. E kuqe asht urrejtja dhe e shëndetshme Dashnia, e zbehtë dhe e vetmueme. I lodhun së urryemi, të due. I lodhun së dashtuni, të urrej. Rigon kohë, rigon kohë. Dhe nji ditë e trishtë mes të gjithëve, e trishtë nëpër të gjithë tokën, e trishtë sa që nga unë e deri te ujku, flejmë e zgjohemi me nji tigër ndër sy. Gurë, njerëz si gurë, të fortë e të mbushun me mllef kërcasin në ajër, aty ku papritun përplasen gurët Vetmi që sot refuzojnë e që dje bashkonin ftyrat e tyne. Vetmi që në puthje fshehin zhurmën e shurdhët. Vetmi të përgjithmonëshme. Vetmi pa krahë ku me u mbështetë. Trupa si nji lumë i pangopshëm të kapërthyem, të furishëm. Vetmueshëm të ngjitun prej dashnisë, prej urrejtjes. Prej venave burojnë njerëz, përshkojnë qytetet, të egër. Në zemër qëndron vetmueshëm gjithçka. Shenjat mbeten pa shoqni si në ujë, në thellësi. Vetëm nji za, prej larg, gjithnji prej larg e dëgjoj, më shoqënon e ban me ikë, njisoj si qafa mes supeve Vetëm nji za ma rrëmben kjo armaturë gjëmbaçe e vellos së rikthyer e ferrueme që e vendosi Ernat e thata nuk munden me tha lumenjtë e langshëm E zemra mbetet e freskët në burgun e saj prej gushti sepse ai za asht arma ma e butë e guximtarëve: <<Migel: më kujtohesh pas diellit e pluhnit, edhe para vet hanës, vorr i nji andrre dashunore>> Dashni: largoje qenien time prej rrangallave të para e tue më ndryshue, dikto nji të vërtetë, si nji frymë. Mbas dashnisë, toka Mbas tokës, gjithçka. Përktheu nga spanjishtja: Manjola Brahaj #despuesdelamor #miguelhernandez #poetashispanicos #poesíahispánica #spanishpoets #amor #poesiaespañola https://www.instagram.com/p/CPYG4cIBUcJ/?utm_medium=tumblr