Përplasje Rama – Doshi/ Socialdemokratët ankohen për presione edhe në Fier.
Shkarkimi nga puna – i mbetur në tentativë, i një nëpunëseje të OSHEE-së në Fier, nxjerr në pah përplasjen vendore mes socialistëve të kryeministrit Edi Rama dhe socialdemokratëve të Tom Doshit, të cilët ankohen se po u bëhet presion për t’i larguar nga gara e 11 majit. Kur u thirr në zyrat qendrore të OSHEE-së në Tiranë më 27 mars, Klortjana Skënderaj nuk e priste që t’i komunikohej shkarkimi…


















