Lëvizja me 🚲 ishte fokusi i takimit ditën e sotme, me Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, rektore e Universiteti "Aleksandër Moisiu". Në vijim të bashkëpunimit me institucionet në qytetin e Durrësit, u diskutua për angazhimin e 👩🎓👨🎓 në promovimin e formave alternative të lëvizjes. Rektorja e UAMD-së shprehu gatishmërinë që institucioni arsimor i qytetit bregdetar të ofrojë hapësira parkimi dedikuar biçikletave brenda territorit të tij dhe korsi që do mundësonin lëvizjen e biçiklistëve brenda kampusit universitar. Gjithashtu bashkëpunimi në zhvillimin e leksioneve të hapura mbi dobitë e përdorimit të 🚴♀️🚴♂️ dhe zhvillimi i pedalimeve midis anëtarëve të “Bicycle Durrës” dhe studentëve, do të ndihmojnë në përmirësimin e kulturës së lëvizjes me biçikletë në qytet. Pas dorëzimit të 📄 zyrtare nga përfaqësuesit e “Bicycle Durrës”, Geri Emiri, Ogert Keçi, Xheni Shtemari dhe pritjes së organizuar, falenderojmë rektoren e UAMD-së, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe z. Xhafer Rakipllari, Drejtor i Administrimit dhe Shërbimeve Akademike, që shprehën angazhimin e tyre në emër të institucionit që drejtojnë, për të kontribuar për më shumë infrastrukturë dhe ndërgjegjësim mbi përdorimin e biçikletës. Së bashku, për një qytet më të mirë për të jetuar! #bicycledurres #bicycle #bicikleta #uamd #universitetialeksandermoisiu #durres #shqiperi #mjedis https://www.instagram.com/p/B3cTuUwAgcO/?igshid=97nyzwt500bs






