Si të kujdesemi për higjienën orale.
Ju keni një buzëqeshje të shkëlqyer dhe një higjienë shumë të kujdesshme por ju sigurisht që duhet të keni kujdes edhe për gjendjen tuaj shëndetësore. Shumë dentist japin këshilla se njerëzit në radhë të parë duhet të kujdesen për shëndetin e tyre pastaj për dhëmbët. Kjo situat aspak nuk duhet lënë mbrapa sepse në këtë rast më shumë bëhet fjalë për shëndetin sesa dhëmbët.
 Kemi shumë shkaqe pse na bëhet tharja e gojës, ato zakonisht bëhen nga dehidratimi, alergjitë, ilaçet dhe nga pirja e duhanit. Në fakt, ilaçet janë ato të cilat kanë një efekt të madh anësor. Tharja e gojës poashtu është edhe për shkak të mungesës të pështymës në gojë që formon sëmundje të brendshme të organizmit si për shembull diabeti. Sipas disa statistikave është vënë re se tharja e gojës më shumë shfaqet te meshkujt sesa te femrat ose te disa njerëz të cilët janë në moshat mbi 50 vjeç.
Njolla të bardha brenda faqeve
 Në disa raste disa sëmundje janë të panjohura për ne. Ndoshta keni vënë re disa plagë të bardha dhe të vogla brenda faqeve gojore. Shumë mjek mendojnë se shkaktimi i këtyre ka të bëj me çrregullimin e lehtë të mikrolimës të gojës dhe kjo ndodh në moshat 30 deri në 70 vjeç. Këto njolla ndonjëherë largohen vetë por ka raste të cilat ato mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit. Ndonjëherë më mirë është të keni trajtim mjeksorë.
Rritja e mishit të dhëmbëve mes hapësirës së dhëmbëve
Nëse jeni duke marrë medikamente për zemër dhe keni vënë re rritjen e mishit mes dhëmbëve atëherë duhet të ja përmendëni këtë doktorit tuaj. Kjo ndodhë nga dozimi jo i mirë i ilaçeve që mjeku duhet ta rregullojë, sepse mund të shkaktojë një ndjesi të keqe në gojë poashtu mund të shkaktojë një erë të keqe dhe e bën të vështirë të larjen e dhëmbëve.
 Ka raste se ju pavetëdijen tuaj jeni „ngrënës dhëmbësh“ sepse këtë gjë ju e bëni në gjumë. Në këtë mënyrë ju e shprehin stresin tuaj që e keni në trup. Sipas mjekëve ky veprim ose kërcëllitja e dhëmbëve e pavetëdijshme është shenjë e stresit psikologjik dhe emocional.
Njerëzit këtë veprim e kuptojnë nga dhimbja e nofullës, dhimbja e kokës ose kur i kanë dhëmbët e ngrënë apo të sheshtë. Prandaj për këto raste duhet të përdoren disa pjesëza të quajtura „ruajtëse të gojës“, ju mund t’i vëni këto në gojë gjatë natës.
Ky rast ndodh në çdo moshë kur të rriturve ju çahen, u thyhen apo edhe ju krisen dhëmbët. Kjo ndodh natën kur acidet që vijnë prej stomakut të cilat i shkatërrojnë dhëmbët. Gjithashtu, kjo ndodh edhe nga simptomat e tjera si tharja e gojës ose dhimbjet e zemrës.
Nëse keni ndonjë nevojë për ndonjë kontrollë apo konsultim me njërin nga dentistët tonë ju lutem vizitoni faqen tonë: http://www.klinika-gjermane.de/