seen from Yemen
seen from United States

seen from Canada

seen from Germany

seen from Canada

seen from Malaysia
seen from Canada
seen from United States

seen from Malaysia

seen from Italy

seen from Malaysia
seen from United States
seen from Canada

seen from United States

seen from Singapore
seen from United Kingdom

seen from United States
seen from Australia
seen from China

seen from Canada
Një e thënë latine e Kohës së Mesme, e ndryshuar pak: Homo homini lupus – Njeriu për njeriun është ujk. Femina feminae lupior – Gruaja për gruan është më ujke. Albanus Albano lupissimus – Shqiptari për shqiptarin është fare ujk [ujk e shkuar ujkut].
Faik Konica, (Albania, qershor 1902, nr.5) Kur shqiptarët ishin qytetarë, stërgjyshërit e frëngjve dhe të anglezëve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat
“Hautement Confidentielle! (Shumë sekret) Hajredin Beut në dorë! Ismail Beu, z.Luigj Gurakuqi me shokë janë nisur. Na kanë njoftuar se garnizoni i ushtërisë e do të gjallë a vdekur Ismail Bejnë me të tjerë. Rrezik më të math nuk ka. Dilu para në Shkumbin me kuaj e buaj dhe këtheje rrugën e mos e ler të hyjnë në Lushnje. Moti s’ësht me ne po ti i di të gjitha. Bëj si të kam thënë e të mos u preket qime flokut, ti e di si do t’ja dalësh me ç’do kusht e mos humb asnjë sahat. Presim me merak në zemër. Bektash Cakrani.”
Botohen për herë të parë: Dy letra të rralla për 28 Nëntorin 1912
Udhëtim në Shqipërinë misterioze
(...)
Shoqëria tjetër kinematografike austriake “Wienner Autorenfilm” më 10 prill 1914 xhiroi filmin “Durrësi kryeqendra e re e Shqipërisë”. Në këtë film, paraqitet pazari i Durrësit, porti në sfond, qerre të ngarkuara që shkojnë drejt qytetit, rrugë qyteti me kuaj e gomarë që janë të ngarkuar me dru, shtëpi të vjetra, njerëz të veshur keq, mjedise të varfra. Rreth një të huaji janë grumbulluar shumë fëmijë, dhe ai sikur tallet me varfërinë e tyre, duke i hedhur lëmosha, e fëmijët rreken t’i marrin. Më tej jepen çingi duke i rënë dajreve, duke kënduar e kërcyer. Burra që rrinë ulur e dredhin cigare, fshatarë që pozojnë para aparatit, pazari i druve, qerre me buaj etj.
(...)
Rreth vitit 1918 një shoqëri tjetër kinematografike austriake xhiroi edhe një kronikë tjetër në Shqipëri, e në veçanti në qytetin e Beratit. Kjo kronikë ndodhet në Arkivin e Filmit. Në film jepen pamje të ndryshme të qytetit të Beratit, ura e Goricës, lagjja e Mangalemit, burra duke pirë kafe e duhan, në një kafene karakteristike të kohës, çingi duke kërcyer, gra me ferexhe duke dale nga xhamia, burra e gra që shkojnë në varreza etj.
Po të dalësh këto ditë nëpër rrugët e Tiranës, do të shohësh punëtorët e bashkisë, veshur me jelek portokalli e lopatë në dorë që kanë nisur të mbushin gropat e rrugëve. Edhe pastrueset buzë Lanës, me jelek të gjelbër, nuk mungojnë. Po kështu edhe në sheshet e rikonstruktuara të disa qyteteve po zjen puna… Të vjen në buzë pyetja: Ku kanë qenë gjithë këta punëtorë në këta katër vjet? Po mbushen me asfalt gropat e lëna katër vjet në harresë jo vetëm në periferi, po edhe në qendër, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në pedonalen e “Mileniumit”, madje edhe te rrugina e pedonales që lidh Urën e Tabakëve me sallën e Kuvendit, ku hyjnë e dalin deputetët tanë. Nuk ka votues që nuk e di se në prag fushatash edhe plehra e pisllëqe do të shihen më pak nëpër rrugë. Edhe qentë e rrugëve do të ekzekutohen netëve. (...) Jashtë Tiranës publiciteti i fushatave nëpër qytetet e vogla e katunde ka tjetër fytyrë. Bosët mediatikë janë në Tiranë, kurse në periferi janë votuesit, ata që vlerësohen si të prirur e të lindur që publicitetin ta gëlltisin pa e përtypur, as si buajt kashtën.
Kiço Blushi, Kuptimi dhe keqkuptimi i “publicitares” me “plebishitaren”
MOS NA I VRISNI PUSHTETARËT
Ekranet televizive emetojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, pa ndërprerje lajmet nga kronika e zezë dhe vendosja e tritolit, e shpeshherë edhe shpërthimi i tij, duket se është normalizuar. Pushtetarë nga qeveria e nga opozita bulurijnë si buaj të tërbuar për kërcënimet me jetë që paskan marrë dhe e gjitha kjo prodhon një frikë të madhe. Por viktimat e frikës nuk janë ata. I tremburi kryesor mbetet njeriu i zakonshëm, i mbërthyer në poltronën e tij në shtëpi apo në kafe, duke vështruar në ekran prestissimo-n e fugës së pushtetit e duke e ndjerë mbi supet e tij gjithë barrën e pafuqisë në një shtet që shfaqet si i kriminalizuar gjerë e thellë, një shtet ku siguritë jetësore nuk i paska të garantuara as deputeti më i pasur i parlamentit, e lëre më njerëzit e thjeshtë që nuk arrijnë dot të jenë as popull.
Sado interesante të duken paraqitjet e gazetarëve të kronikës që kanë përvetësuar aftësinë e paraqitjes së ngjarjeve në modelin e telenovelës “La Piovra”, vjen dita që lodhesh nga shëtitja e këtyre gazetarëve mendjerrafshët nga njëra studio në tjetrën, a thua se vërtet kanë diçka të rëndësishme për të thënë. Dhjetëra orë televizive në javë, qindra faqe gazetash, thjesht për të përshkruar ngjarjet që me një stil të thjeshtë deskriptiv do të mund të mbuloheshin me fare pak paragrafë. Por nuk ndodh kështu, sepse “kronika e zezë shet”. Gazetarët e kësaj rubrike janë korrierët, mediat janë udhët që e përcjellin frikën e prodhuar në fabrikat e Olimpit tek konsumatori final, i lartpërmenduri njeri i thjeshtë. Media jonë, me fare pak përjashtime, e përmbytur prej logjikës së “asaj që shet” i është dhënë e gjitha kronikës së zezë, thashethemeve rozë dhe analizës së verdhë, të cilat së bashku prodhojnë terrorin e bardhë te mendja e publikut.
(...)
Arbër Zaimi