Princ Wied-i e dinte se, politika gjermane nuk kishte interesa direkte në Shqipëri, madje ajo ishte skeptike ndaj misionit të tij në Shqipëri. Jo vetëm Wilhelm-i II, por edhe politika gjermanee konsideronte situatën në të cilën do të gjendej Wied-i në Shqipëri aq të komplikuar dhe të vështirë, saqë në Reichstag (Parlament), pas zgjedhjes së Wied-it, si Princ i Shqipërisë, do të thuhej se “është më e rehatshme dhe e pranueshme të ulesh mbi një fole milingonash, sesa në fronin mbretëror shqiptar”.
Marenglen Verli, Shqipëria 1914












