
seen from Russia

seen from United States
seen from China
seen from Singapore
seen from Russia

seen from Poland
seen from Brazil

seen from Brazil

seen from United States
seen from Brazil

seen from Belarus
seen from Jordan

seen from India
seen from United States
seen from United States
seen from China
seen from Mexico
seen from China

seen from United States

seen from Netherlands
Letra nga Orienti
E dashur Mari,
Shqipëria - Vendi më pak i njohur i Evropës, pasi ajo është shkelur më pak nga të gjithë dhe nëse turistët nuk e vizitojnë atë, kjo ndodh sepse nuk ka rrugë apo fare pak dhe në gjendje të keqe, të cilat nuk ia vlen t'i numurosh. Megjithatë, këtej kalonte rruga e romakëve "Via "Egnatia", e cila lidhte dy kryeqytetet e perandorisë: Romën dhe Bizantin. Për këtë kemi folur më parë, shiko "Itineraret nga Parisi në Selanik". Shqipëria është një shtet i vogël me një territor që përcaktohet nga kufijtë në tri anë të saj. E katërta është ende e papërcaktuar, por me pak vullnet të mirë është e mundur të përcaktohet
(...)
Nisur nga frutat që shijova në këtë fund sezoni, duket se janë shumë të shijshme. Drithërat mund të jenë me bollëk e po kështu dhe zarzavatet. Të gjitha shtëpitë janë me kopshte, ku kanë mbledhur pemë frutore si pjeshka apo qershia; në breg të detit kam parë pemë portokallesh, limonash e qitrosh. Si kulturë jo ushqimore kam parë vetëm duhanin, siç është dhe në Maqedoni. 4. Kafshët shtëpiake janë të shumta e të ndryshme, ku zotërojnë delja dhe dhia. Gjedhët janë të rralla, raca e kuajve është shtat-vogël dhe me muskuj, por që në këtë periudhë po na ndihmon shumë për transport. Buajt zëvendësojnë lehtë kuajt për tërheqjen e karrove.
(...)
Kazaja e Korçës, ose këshilli i administrimit është nën regjimin e të dhjetës: paguhet një taksë edhe për kafshët.
(...)
Duke ecur, mbi një kreshtë tepër të lartë ndaloja ballë yllit polar dhe në atë çast pata përshtypjen e saktë se Perëndimin e kisha në krahun e majtë dhe se Orienti, Lindja, fillonte nga e djathta ime. Në fakt unë isha në vijën ndarëse të ujrave të kësaj zone rrethuar me liqene dhe se Gadishulli Ballkanik nuk ishte as Orient dhe as Perëndim, por se ai përbënte një pikëlidhje, një kryqëzim, ku popujt e Lindjes e të Perëndimit, qytetërimet greke dhe latine, shkriheshin mes tyre. Edhe pse nuk janë plotësisht orientale, netët ballkanike janë të bukura, por unë parapëlqej më shumë ditën, kthjelltësinë, spektaklin shumëngjyrësh të njerëzve dhe të objekteve, veçanërisht të luftëtarëve. Ka diçka prej ankthi në betejat e natës: errësirat.
(A)jo lë shumë gjëra në hije, krijon fantazma që dalin nga errësirat dhe që s'mund t'i dallosh në mënyrë të qartë. Këto fantazma të krijuara shpesh nga një imagjinatë pjellore, në mes të luftimeve dhe në një vend ku ujqit dhe arrinjtë janë ende me shumicë, zhduken sapo shfaqet dielli dhe kur dita lind.
Pas betejës, këtu mbizotëron heshtja, është boshllëku i fushës së betejës që rifillon; por tutje dalloj minaretë e gjata mbi të cilat muezini do të këndojë ngazëllimin e përgjithshëm, do thërrasë besimtarët të luten, të kremtojë fitoren e kthjelltësisë mbi errësirat, të së vërtetës mbi gabimin, të përshëndesë Zotin (Allah!), fitonjësin e madh, Zotin e gjithçkaje, që ka bërë përsëri diellin të ndriçojë e të ngrihet lart me dritën fisnike të agut.
(...)
Gjithë zogjtë këndojnë në këtë çast himnin e lumturisë së diellit dhe të natyrës që është zgjuar.
(...)_
André Letra nga Orienti
(1918)
burimi: André Ordioni, Shqiptarët, këta njerëz të lindur për luftë!
(shtojcë)
Dy letra të tjera interesante janë shkruar në këtë kohë nga koloneli veçanërisht në luftrat e zhvilluara në verën e vitit 1918, kur ushtria austriake po tërhiqej, duke lënë pas humbje të mëdha. Letrën e parë ai ia drejton vajzës së tij Monique, ku ndër të tjera i shkruante: “… Midis dy betejave, atëherë kur duhet t’i lë të shlodhen ushtarët e mi që kanë luftuar si tigra të vërtetë, shikoj përreth me admirim natyrën e maleve shqiptare. Çfarë force, bukurie dhe lule të shumëllojshme… Meqë duhet t’i zbres këto male që të shkoj luginave për të luftuar kundër armiqve që tërhiqen, vështroj dhe njëherë peizazhin e këndshëm me sy që më mrekullohen… Lulëkuqet e kuqe, margaritat e bardha plot shkëlqim dhe lule gruri me blunë e qiellit, do të formojnë një buqetë me ngjyrat tona kombëtare që do më ofrojë Fitorja, të cilën e pikas larg në horizont dhe që më lajmëron tashmë për fitoren që do të kemi nesër mbi armiqtë në kreshtat e Holtës…”. E habitshme kjo letër e kolonelit, i cili çdo ditë ishte i rrethuar nga të vrarët dhe gjëmimet e luftës dhe nga ana tjetër, edhe pse me shpirt të copëtuar, ai shpaloste shpirtin e tij të brishtë dhe fin, duke u mrekulluar nga natyra dhe lulet, ashtu siç shkruante më parë dhe për harabelët që kishin ngritur folenë në dhomën e tij në Korçë, kur në mes të acarit, ata më së fundi ishin afruar, duke qëndruar në duart e tij… Në një letrër tjetër dërguar gruas së tij më 13 gusht 1918, ai i tregonte se kishte hipur në majën e lartë të Tomorrit, ku rastësisht kishte gjetur trupat e gjashtë ushtarëve austriakë, të cilët kishin ngrirë nga i ftohti i madh i dimrit të kaluar dhe të shtrirë në tokë mbanin ende armët e tyre pranë dhe që ujqit nuk i kishin ngacmuar. Pamja ishte tronditëse. Ata dukej sikur flinin.
(burimi: Luan Rama, Shqipëria e një koloneli)