Sa kollaj po shkojka dora n‘allti,
vetes edhe fëmijëve jetën me ja nxi.
Me vra një njeri, shpirtin me ja marr,
me shti në dhe, me lan fëmijë pa nanë.
Nana e mjerë tu kajt e tu vajtu,
Sytë nuk pi teren, krejt u shkatrru.
Mbet nana, mbet pa bijë,
Evladin me varros, a ka sen ma zi?
E paska lyp, diqka paska bo,
Jo, se badihava se kish vra.
Hiq nuk pritoni gojen me hap,
Me shpik e me rrejt veq fjalë me përhap.
Jo kurvallaku, kush e di çka ka ndodh,
Boll me kto fjalë se m‘kini lodh!
Oh njerzë, me dhunë kto punë s‘kryhen,
Mbushnu mend, dreqi jau hangt ftyren!
Vrasësi ju dhimbet, i mjeri ai thoni,
Viktimën e shani, krejt e harroni.
A kini zemër, a kini ndërgjegje?
Ju para zotit do te jepni përgjegje!











