Ndjej se te dua cdo dite e me shume. Ndjej gjithashtu se si ventiesh sa here nuk te takoj. Ndjej se jam marrosur pas teje. Ke dicka ndryshe ti. Te kane thyer. Te kane thyer aq shume sa ndjej nevojen te te sheroj deri ne copen e fundit te zemres tende. Ndjej se duhet te te perqafoj sa here me thua se nuk ndihesh mire. Ndjej se duhet te jem prane teje sa here ti ke nevoje per mua. Ndjej se duhet te te jepem e tera dhe nese ne fund e di se shume do me dhembi nese nuk do te te kem. Ndjej ti dal gjithe botes kunder per ty. Ndjej te uleras me sa fuqi kane mushkrite e mija dhe ti tregoj botes se kush je ti ne te vertete.
Syte e tu. Ata sy te cilet buzeqeshin dhe me ndjekin kudo shkoj. I kam memorizuar aq mire ne mendjen time sa eshte kaq e veshtire ti harroj. Por une nuk dua ti harroj… nuk dua te harroj asnjehere menyren se si ato me shohin mua.
Buzeqeshja jote. Buzeqeshja me e bukur ne bote. Buzeqeshje e cila me mbush zemren plot sa here e shoh.
Ti e di qe te shoh gjithe kohes. Edhe kur ti nuk e ke mendjen tek une. Te shoh, te ndjek me sy sepse dua qe te memorizoj qarte cdo pjese te fytyres tende. Sepse nese ndodh qe ti te shkosh… te pakten te te kem ne memorien time.
Nje dashuri kaq e madhe sa kjo e imja per ty. Nje dashuri nga ana jote per te cilen ende jam e paqarte. Here ndjej se me do me shume se universi, e here te tjera ndjehem sikur kurre sme ke dashur. Ama… sa here me thua se dhe ti ndjen… brenda meje hapen kaq shume porta. Jane te gjitha per ty zemra ime. Jane te gjitha per ty.
Me sherove. Ndaj ndjej se duhet te te sheroj. Ndjej se duhet te te degjoj. Zeri yt eshte si melodi ne veshin tim. Ah… ti se ke iden sa here ne dite mund ti lexoj mesazhet tona. Filloj qesh si budallaqe dhe me pas kujtohem se duhet te kthehem ne toke.
Mendoj vertet se duhet te kthehem me kembe ne toke dhe pse koka ime eshte ende ne qiell nga mendimi se ndoshta nje dite do te te kem ty.
“Ka ardhur momenti te heqesh dore Henplot…” me thone te gjithe sa here une i flas per ty. Por une nuk mund te heq dore nga ty. Kjo dashuri kaq e madhe nuk mund thjesht te harrohet ashtu papritur, per pune sekondash.
“Te pelqej, por smundem te jem me ty. Jo se ti ke dicka gabim… por nuk mundem. Nuk dua te te humbas.” – keto fjale me the. E keto fjale rrotullohen cdo dite ne koken time time. Po sikur te provoj dhe pak. Po sikur te mundohem te te ndryshoj mendjen. Po sikur te dy ne ta bejme te mundur kete dashurine tone? Apo duhet te them me mire… dashurine time…. Nuk e di jam shume lemsh. Por ti je lemshi me i bukur qe me ka ndodhur.
“Nuk do gjesh as 10 minuta per mua?” – me thua, sikur te mos e dije se cdo minut te jetes time do ta falja ty. Jo vetem 10… po per ty do mundja te jepja gjithe minutat e botes. Do e stopoja oren vetem e vetem qe te kisha me shume kohe per te qendruar me ty.
“Do vish vertet?” – me thua sa here je larg dhe mendon se une nuk jam e cmendur mjaftueshem sa per te ardhur deri ne fund te botes per te kaluar qoft 10 sekonda me ty.
Jam e cmendur mjaftueshem per te te dhuruar gjithcka kam. Gabim ose jo. Nuk me intereson. Le te jesh ti mesimi me i bukur i jetes time.
Do te te dua pergjithmone… e une kisha kaq shume kohe qe nuk e dija se cfare ishte dashuria.
Dashuria je ti. Dashuria eshte cdo gje jo perfekte qe ti ke. Prandaj te dua. Sepse je ti. E kurre mos ndalo se qeni ti.
Me beso. Te premtoj. Te premtoj me shpirt. Qe ne nje jete tjeter do vij dhe do te te kerkoj perseri si e marrosur dhe do te te gjej. Dhe te premtoj, qe ne ate jete gjithcka do jete perfekte. Dhe ne do duhemi deri ne pafundesi.
Te dua. Dhe je personi i vetem ne kete bote qe e degjon cdo dite kete fjale te dali nga goja ime.
Jam e gjitha e jotja. Pres vetem te me thuash se je i gatshem te hidhesh ne kete fluturim. Mos u shqeteso shpirt… kam une parashuta per te dy ne.
















