Po, të dashuroj, por nga larg. Si hasmi i zemrës tënde. Po, mendoj për ty, çdo çast, çdo rrahje zemre. Dhe po, më ka dërrmuar malli. Por, o zonja ime, ti nuk e di sa shumë mall kam për ty, si mendoj për ty, si vdes çdo çast pa ty, pa buzëqeshjen tënde dhe pa sytë e tu. E pavarësisht gjithë kësaj, zgjodha largësinë. Zgjodha të jem pjesë e të shkuarës tënde, të cilën ua rrëfen të tjerëve. U tregon si ishte nata, si biseduam, si të dashurova, derisa u shkriva në mall. Po, zonja e jetës sime, unë të dashuroj! Anonime arabe Përktheu: Elmaz Fida #arabpoetry #anonymous #instagram #earlygram #lategram #poetry #lovepoems https://www.instagram.com/p/COSDutqhj7v/?igshid=a2jsw3euhu19













