Biznese bëni kujdes! Ja tre këshillat si të ruheni nga hakerat.
Lexo të plotë www.rtsh.al
seen from United States

seen from Brazil
seen from Venezuela
seen from Germany
seen from Iraq

seen from United States

seen from United States
seen from China

seen from Germany
seen from United States

seen from Japan

seen from Netherlands

seen from Germany

seen from Kazakhstan
seen from China

seen from Malaysia

seen from Japan
seen from United States
seen from South Korea
seen from United States
Biznese bëni kujdes! Ja tre këshillat si të ruheni nga hakerat.
Lexo të plotë www.rtsh.al
Venezuelë: Sulm faqes së internetit të qeverisë
Lexo të plotë www.rtsh.al
Anonymous më sistem operativ të vetin!
Kohët e fundit grupi i hakerëve Anonymous ka vendosur për shkarkim në internet sistemin e vet operativ të quajtur Anonymous-OS. E gjithë vëmendja ka shkuar tek Sourceforge (faqja hostuese për shkarkime legale), që është paralajmëruar ta largoj këtë sistem operativ nga faqja e vetë.
Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, ata kanë vendosur ta largojnë nga lista e softuereve shkarkues, për shkak se Anonymous është grup hakerësh dhe nuk mund të ju besohet deri në atë masë, dhe se është rrezik për sigurinë. Një arsye e largimit është edhe se zhvilluesi i sistemit operativ nuk ka publikuar kodin burimor për shqyrtim nga ekspertët.
Megjithatë, ky nuk është fundi i Anonymous OS, sepse Sourceforge ka përmendur se ata mund ta kthejnë përsëri në shkarkim, pas diskutimit të mëtejshëm më adminin e projektit. Tani për tani Anonymous OS është larguar nga faqja Sourceforge.net dhe ju nuk mund ta shkarkoni. Për më të rejat nga Anonymous OS, vizioni faqen zyrtare të Anonymous-OS./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
Urime Pavarësia e Kosovës “Serbi”
Më 17 shkurt, në katër vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, hakerat shqiptarë kanë thyer shumë uebfaqe serbe, duke vendosur flamurin kombëtar dhe mesazhe të ndryshme në indekset e tyre.
Hakerët shqiptarë kanë shkruar mesazhe në çdo uebfaqe të thyer.
Ju mendoni që Kosova nuk është ende e pavarur. E keni gabim, sepse Pavarësia e Kosovës është shpallur me 17 shkurt 2008. Mitrovicën nuk e shesim, Mitrovica është e jona si gjithmonë. Ne nuk duam paqe me ty, sepse unë urrej skllevër. Data e “17 Shkurtit” po afrohet për të bashkuar të gjithë shqiptarët. Amanet e kam prej shqipes ta ruaj vendin tim, kuq e zi e kom flamurin, e ruj n’mes t’zemrës tem.
Këto thyerje i kanë bërë grupet e hakerave KHG dhe ASC me antarët “cracKmasteR”, “dR.h4ck3R”, “Br3AcKeR”, “dR-ÈxpLøID”, “M4dSk1LLzz”, “ALB Niko”, “ProxyC3″, dhe “th3-cr4ck3r”./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
Hakohet DreamHost!
Sipas një blog-posti, kompania DreamHost ka zbuluar një shkelje të sigurisë në njërin nga serverat e tyre, ku janë vërejtur edhe lëshime brenda databazës.
Me sa duket, shkelja e sigurisë ka ndodhur në muajin nëntor përmes magjistarit të instalimit të DreamHost. Pra, magjistari (ang. wizard), i cili mundëson instalimin e skripteve të ndryshme me një klikim si WordPress, Joomla, Drupal etj, ka komprementuar hoste të përdoruesve të ndryshëm, tha DreamHost.
CEO i DreamHost ka lëshuar deklaratën e mëposhtme:
“Sistemet tona gjithmonë kanë ruajtur fjalëkalimet dhe me vite të tëra nuk ka ndodhur ndonjë shkelje sigurie, por një haker kishte gjetur një vrimë në FTP/shell dhe fjalëkalimet i janë shfaqur në tryezë të gatshme, kjo u mundësua nga një databazë e harruar nga ne brenda FTP’së. Ne kemi konfirmuar tashmë se nuk ka ndonjë vjedhje të fjalëkalimeve tuaja. Dhe ne jemi duke hetuar me masa të mëtejshme për të garantuar sigurinë e fjalëkalimeve, duke përfshirë edhe opsione të reja gjatë identifikimit të përdoruesve në panelin adminstrues.”
Kompania ka këshilluar klientët e saj që të ndryshojnë fjalëkalimet. Nuk ka abuzime e as ndonjë raport nga ndonjë haker që dëshmon se fjalëkalimet e përdoruesve janë vjedhur./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)