Urime Pavarësia e Kosovës “Serbi”
Më 17 shkurt, në katër vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, hakerat shqiptarë kanë thyer shumë uebfaqe serbe, duke vendosur flamurin kombëtar dhe mesazhe të ndryshme në indekset e tyre.
Hakerët shqiptarë kanë shkruar mesazhe në çdo uebfaqe të thyer.
Ju mendoni që Kosova nuk është ende e pavarur. E keni gabim, sepse Pavarësia e Kosovës është shpallur me 17 shkurt 2008. Mitrovicën nuk e shesim, Mitrovica është e jona si gjithmonë. Ne nuk duam paqe me ty, sepse unë urrej skllevër. Data e “17 Shkurtit” po afrohet për të bashkuar të gjithë shqiptarët. Amanet e kam prej shqipes ta ruaj vendin tim, kuq e zi e kom flamurin, e ruj n’mes t’zemrës tem.
Këto thyerje i kanë bërë grupet e hakerave KHG dhe ASC me antarët “cracKmasteR”, “dR.h4ck3R”, “Br3AcKeR”, “dR-ÈxpLøID”, “M4dSk1LLzz”, “ALB Niko”, “ProxyC3″, dhe “th3-cr4ck3r”./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)