
seen from Malaysia
seen from Mexico
seen from China

seen from United Kingdom

seen from United States
seen from United States

seen from United States
seen from Malaysia

seen from United States
seen from Brazil

seen from United States

seen from United States

seen from Malaysia

seen from United States

seen from China
seen from Austria
seen from China
seen from Japan

seen from Singapore
seen from Singapore
Në faqen 59, në vargun e dytë të strofës së tretë lexojmë “hajvanâti drith mos hâ”, kurse besoj që do të duhej të ishte “hajvanâti drith mo s’hâ”
Abdullah Rexhepi, Poezia e Sheh Maliqit, perlë e letërsisë shqipe ((Vështrim veprës ‘Sheh Maliqi dhe Divani i tij shqip’, përgatiti për botim: Jahja Hondozi, botues: Logos/A, 2014, faqe: 255))
Rexhep Mejdani: Shvejkizmi si maskë mbijetese
(...)
Në një mënyrë apo tjetrën, me autoritetin e vrazhdë të pushtetit lidhet ngushtë edhe i ashtuquajturi “shvejkizëm”. Në të vërtetë, thelbi i tij është mishëruar bukur tek “Ushtari i mirë Shvejk” i Jarosllav Hashekut. Aty, Shvejk, me sjelljen dhe batutat e tij shndërrohet në një “udhëzues psikoterapie kolektive”, sidomos ku cenon e qesëndis autoritetin, vetë “pompën” banale të pushtetit. Sa për kujtim, po sjellim këtu vetëm dy batuta të tilla: …”O Shvejk! O Shën Mëri! Do t’ju pushkatoj! Hajvan! Gomar! O bajgë e qelbur! O hale! Të jesh kaq budalla, kaq idiot?! – Si urdhëroni, tamam ashtu është, zoti toger, unë jam idiot!”… Kurse diku tjetër, “filozofia” e Shvejkut bëhet më demaskuese: “…çuditem përse zemërohen të çmendurit kur i mbajnë të mbyllur në çmendinë. Njeriu, atje, mund të zvarritet lakuriq mbi dysheme, mund të ulërijë si çakall, bile edhe mund të kafshojë. Sikur t’i bënte njeriu këto gjëra në shëtitjen e mbrëmjes, të gjithë do të habiteshin. Kurse atje një gjë e tillë është krejt e zakonshme. Atje ka një liri të atillë që socialistët s’e kanë parë as në ëndërr…Në çmendinë mund të thërrisni, të ulërini, të këndoni, të rrokulliseni, të ecni me të katra, të kërceni me një këmbë, të vraponi përreth, të vallëzoni, të hidheni, të qëndroni tërë ditën në bisht dhe të hipni mbi mure. Askush s’do t’iu afrohet që t’iu thotë : “Këtë gjë s’duhet ta bëni. Kjo gjë zotëri, nuk iu ka hije, të keni turp, ama qenkeni edhe njeri me kulturë”. (...)
“Shvejkizmi” (...) nënkupton një përpjekje akomodimi ndaj autoritetit, pushtetarit apo shefit, duke pretenduar, simuluar e manifestuar mangësi mendore e fizike. Ndërkohë, që në thelb, autoriteti, zotësia i vetë-vlerësuar si “i mençur” vihet lehtësisht në lojë po nga “idioti” Shvejk! Pikërisht, ky invaliditet, ky simulim ose kjo paaftësi e sajuar, ky lloj idiotizmi i gjithë-ekspozuar e bën personin me këto “pretendime” jo kompetent, dukshëm me të meta mendore e fizike, të papërgjegjshëm ndaj aksioneve të veta. Pra, si të thuash “shvejkizmi” diku është një mekanizëm për mbijetesë, diku tjetër është një shpalosje mençurie toke, një tallje, sarkazëm e “filozofi” reagimi ndaj shefit, autoritetit e regjimit, që “shtyp” pa më të voglën dhimbje të gjithë ata që i ka nën vete.
…se qeveria është si ai hajvani i madh që shkon rrugës dhe i shkel marauzhgat me këmbë pa i vënë re.
Lasgush Poradeci
(sipas Naum Prifti: Disa ndodhi me Lasgush Poradecin)